Covid 19, të burgosurit kanë mundësi të pranojnë në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë

covid-19,-te-burgosurit-kane-mundesi-te-pranojne-ne-vizite-dy-vizitore-te-rritur-dhe-tre-femije

Familjarët gjatë vizitës së tyre janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve).

Ndërsa, nga data 10 maj 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore për shfrytëzimin e vikendit në shtëpi.

Pas kthimit nga vikendi, të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës së karantinimit  në periudhë kohore prej së paku  7 ditësh.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim. /Lajmi.net/