Çmimore e re për parking në Qendër të Prishtinës

cmimore-e-re-per-parking-ne-qender-te-prishtines

Në Qendrën e Prishtinës ka filluar aplikimi i çmimores së re për parkimin e veturës. Nga kjo çmimore banorët rezidentë do duhet të paguajnë 10 euro muajin. Ndërsa për familjet që posedojnë dy vetura çmimi më shtrenjtë.

Gjatë ditës ekipet e “Prishtina Parking” kanë dalë në disa pjesë të qendrës së Prishtinës, për kontrollim dhe kishte edhe vetura që ishin dënuar.

Burim Vitia, nga ekipa e “Prishtina Parking” tha që sot në rrugën “Rexhep Luci”, disa vetura janë dënuar me çmim 20 euro dhe në rast mos pagimi vetura u merret.

Tutje ai tha që banorët janë të kënaqur me këtë metode të re të pagimit, por jo edhe ata që vinë nga pjesë tjera të Prishtinës.

Në zonën qendër do të jetë një euro ora e parkimit të veturës për banorët jo rezidentë.

The post Çmimore e re për parking në Qendër të Prishtinës appeared first on Mesazhi.com.