Çka do të kenë gratë në xhenet

cka-do-te-kene-grate-ne-xhenet

PYETJE:

Selam alejkum. Ju kërkoj falje, nëse pyetja është e pavend, së pari do ta kisha arsyetuar. Jam në fund të viteve të 40-ta dhe në jetën e deritashme shpesh kam pasur rastin të bindem në vërtetësinë e mësimeve të Islamit. Mirëpo, ka diçka që më shqetëson dhe për të cilën nuk kam marrë përgjigje deri më sot. Në fakt, kur mashkulli në këtë botë e meriton, pas vdekjes shpirti i tij shkon në xhenet dhe atje në kopshtet e xhenetit, hyritë shumë të bukura e shërbejnë me pije. Kjo është pamja më e shpeshtë që e kam hasur nëpër libra. Unë e di rolin dhe detyrën e gruas në këtë botë, dhe do të doja të di se çfarë është shpërblimi për gratë nëse kanë jetuar sipas rregullave të Islamit?

PËRGJIGJE:

Alejkum selam. Edhe gratë të cilat meritojnë që Allahu t’i mëshirojë dhe t’i çojë në xhenet, do t’i kenë kënaqësitë që i dëshirojnë në botën e ardhshme. Ato nuk do të jenë të privuara nga kënaqësitë që do t’i kenë meshkujt. Ju për këtë nuk duhet të shqetësoheni, sikurse as meshkujt për kënaqësitë e tyre, por duhet përqendruar në fitimin e simpatisë dhe mëshirës së Allahut për tu shpërblyer me xhenet. Kurani thotë: “Ata në të (xhenet) do të kenë (burrat dhe gratë), gjithçka që shpirtrat e tyre dëshirojnë dhe kërkojnë.” Për detajet nuk duhet shumë të mendojmë. Kurani nuk flet vetëm për hyritë, por edhe për djaloshat e rinj në xhenet. Në një hadith thuhet se kënaqësitë e xhenetit ndryshojnë nga ato të kësaj bote, dhe se vetëm emrat i kanë të përbashkët.

Myftiu prof. dr. Enes Ljevakoviq; Fetva-i emin i Këshillit të Myftinjve të Bashkësisë Islame (në BeH)

Përshtati: Miftar Ajdini