Çitaku: Mos folni me përbuzje, Shqipëria është në NATO dhe garantuese e sigurisë sonë

citaku:-mos-folni-me-perbuzje,-shqiperia-eshte-ne-nato-dhe-garantuese-e-sigurise-sone

Çitaku tha se Shqipëria është garantues i sigurisë sonë si anëtare e NATO-s, transmeton lajmi.net.

Vlora Çitaku theksoi se Shqipëria ka administruar rreth gjysmë milioni vaksina dhe ka akoma në posedim dhe në proces qindra-mijëra vaksina të tjera.

“Të dashur motra dhe vëllezër, Përderisa flasim, Shqipëria ka administruar rreth gjysmë milion vaksina  dhe ka akoma në posedim dhe në proces qindra-mijëra vaksina të tjera. Aman, mos folni me përbuzje për Shqipërinë. Sot, Shqipëria është në NATO. Garantues sigurisë sonë”, shkroi ajo./Lajmi.net/