Cilat janë pasojat e përgojimit

cilat-jane-pasojat-e-pergojimit

Çdo vepër e njeriut i ka pasojat e saj.
Mosvëmendja për pasojat e veprimeve të njeriut nënkupton neglizhencë dhe
mendjelehtësi të klasit të parë, të cilën besimtari nuk guxon t’ia lejojë
vetvetes.

Njohja e pasojave të veprave,do të na
ndalojë nga kryerja e tyre me këmbëngulje. Kur bëhet fjalë për përgojimin, tri
pasoja janë të pashmangshme:

  1. Turpi dhe
    poshtërimi në këtë botë (dynja)

Pejgamberi (savs), ka thënë“Mos i përgojoni muslimanët dhe mos i hulumtoni turpin e tyre, sepse kushdo që hulumton turpin e tyre, Allahu do ta hulumtojë turpin e tij, dhe kujt ia hulumton Allahu turpin, ai do të jetë i përulur në shtëpinë e tij!” (Ebu Davud, 4880)

  • Dënimi në
    varr

Ebu Bekri (r.a.), ka treguar: “Njëherë Pejgamberi (savs) kaloi pranë dy varreve dhe tha: ‘Këta të dy po dënohen, por jo për ndonjë mëkat të madh. Njëri po dënohet për mos kujdes për urinën, kurse tjetri për përgojim.’ ” (Ebu Shejbeh, Musannef, 122)

Katade ka thënë: “Dënimi i varrit
përbëhet prej tri pjesëve: (1) një e treta për përgojim, (2) një tjetër për bartjen
e fjalëve të huaja, dhe (3) një e treta për urinim.”

  • Dënimi në
    botën tjetër (ahiret)

Transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.), se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Ai që ha mishin e vëllait të tij në këtë botë, do t’i afrohet në Ditën e Gjykimit dhe do t’i thuhet: ‘Haje të vdekur siç e ke ngrënë të gjallë!’ Dhe ai do ta ha, do ta përtypë dhe do ta gëlltitë.” (Taberani, el- Mu’xhemul-evsat, 1685)

Pra, ta përgojosh një tjetër, do të thotë, të punosh në dëm të vetvetes dhe të përgatitësh për vetveten dënim të dyfishtë. Allahu na ruajt prej tij. Amin!  //Akos.ba//

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)