Çfarë të kërkojmë në lutjet tona?

cfare-te-kerkojme-ne-lutjet-tona?

Është normale dhe njerëzore që secili njeri të ketë nevoja, dëshira dhe kërkesa, të cilat, munden të përmenden dhe të kërkohen në duatë e lutjet që i drejtohen Zotit, Krijuesit absolut. Normalisht, kërkesa dhe lutja vjen si rezultat i gjendjes dhe nevojës, por, zakonisht, janë një sërë çështjes që njeriu mundet t’ia kërkojë Zotit çdo ditë, në secilën kohë.

Ja disa prej tyre:

  1. Të mira në dunja dhe të mira në Ahiret
  2. Faljen e mëkateve, gjynaheve
  3. Kënaqësinë e All-llahut
  4. Xhennetin
  5. Mbrojtjen nga zjarri (xhehennemi)
  6. Udhëzimin (hidajetin)
  7. Istikamen në rrugën e Zotit (qëndrueshmërinë)
  8. Devotshmërinë (takvallëkun)
  9. Sinqeritetin
  10. Të dalim nga kjo botë me vepra të mira
  11. Fitimin dhe ushqimin hallall
  12. Pasardhës të mirë dhe të ndershëm
  13. Dituri të dobishme
  14. Pavarësinë nga njerëzit
  15. Sjelljen dhe moralin e mirë (ahlakun)
  16. Begatitë dhe mirësitë e All-llahut (ni’metet)
  17. Një zemër dhe shpirt të kënaqur
  18. Mbrojtjen nga shajtani
  19. Mbrojtjen nga njerëzit e ligtë dhe negativ
  20. Mbrojtjen nga sprovat e rënda dhe fatkeqësitë

Përgatiti:
Hfz. Mehas Alija

(Islampress)