Çfarë na pengon që ta themi të vërtetën?

cfare-na-pengon-qe-ta-themi-te-verteten?

– Nëse është dëshira për ta mbrojtur furnizimin tonë, atëherë le ta dimë se furnizimi ynë është nga Allahu.

– Nëse është dëshira për ta mbrojtur jetën tonë, atëherë le ta dimë se jeta jonë është në duart e Allahut.

– Nëse është dëshira për tu shmangur që mos t’i zemërojmë njerëzit, atëherë le ta dimë se nuk ka zemërim më të madh sesa zemërimi i Allahut.

– Nëse dëshirojmë që mos ta dëmtojmë / lëndojmë dikë, atëherë le ta dimë se nuk ka dëmtim /lëndim/ më të madh sesa fshehja e së vërtetës.

– Nëse ka diçka që na pengon ta themi të vërtetën, në një moment të caktuar, në mënyrë të përshtatshme dhe me mençuri, atëherë ndoshta, vetëm ndoshta, kjo do të thotë se ne i kemi dhënë përparësi dynjasë para ahiretit.

Përkthim: Miftar Ajdini