Çfarë është “Gestapos” që Mustafa iu referua Gjykatës Speciale

cfare-eshte-“gestapos”-qe-mustafa-iu-referua-gjykates-speciale

Ai akuzohet për katër pika nga Specialja, në të cilat është deklaruar i pafajshëm.

Kur i është kërkuar nga gjyqëtari i seancës që të konfirmojë deklarimin e tij të pafajshëm në të gjitha pikat që akuzohet, Mustafa i është referuar Gjykatës Speciale si “Zyre e Gestapos”.

“Deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat që mi ngarkon kjo Zyre e Gestapos”, ka deklaruar Mustafa, transmeton lajmi.net.

Duke iu referuar “Gestapos”, Mustafa ka aluduar në policinë sekrete të Gjermanisë naziste, të cilët janë njohur me këtë emër.

Aktualisht, gjykimi ndaj Mustafës ka pauzuar për t’u rikthyer më vonë me vazhdimin e seancës. /Lajmi.net/