Çfarë e bindi Gërvallën që t’i bashkohet listës së VV-së?

cfare-e-bindi-gervallen-qe-t’i-bashkohet-listes-se-vv-se?

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka theksuar se ç’kapja e shtetit ka qenë pika e fortë ku ajo është pajtuar me liderin e VV-së, Albin Kurtin.

“Një përputhje 100 për qind: Albin Kurti si dhe lista jonë me Vjosa Osmanin e kemi qëndrimin se ky vend ka nevojë për një ç’kapje. Kapja politike është ndoshta problemi më i madh që ekziston në këtë vend”.

“Ne jemi në një fazë si shoqëri ku kemi nevojë për disa hapa për zhvillim. Kemi nevojë për çlirim nga krimi, korrupsioni dhe nepotizmi”.

Ajo ka shtuar se është e sigurt që Kurti i sotëm nuk do t’i hynte asnjë aventure e cila do ta dëmtonte vendin.

“Sot Kurti nuk do të dilte me gaz lotsjellës për t’i cenuar ambientet e parlamentit. Rrethanat e caktuara prodhojnë edhe politikanë të caktuar”.