Ç’është “nijeti” dhe a lypset ai për secilën ditë të ramazanit apo mjafton një nijet për tërë muajin?

c’eshte-“nijeti”-dhe-a-lypset-ai-per-secilen-dite-te-ramazanit-apo-mjafton-nje-nijet-per-tere-muajin?

1. Agjërimi pa nijet nuk është i vlefshëm, qoftë ai agjërim farz ose nafile.

2. Nijeti medoemos të bëhet për secilën ditë të ramazanit.

3. Nijet është ajo dijenia në zemër se jam duke agjëruar dhe kjo dijeni nuk i mungon asnjë myslimanit përgjatë netëve ramazaniane.

4. Artikulimi (shqiptimi) i nijetit me gojë nuk është kusht.

5. Pastaj s’ka dyshim se fillimi i vaktit (për nijet) është me të përënduarit e diellit, andaj nëse dikush nijetin për të agjëruar ditën e nesërme të ramazanit e bën që përpara perëndimit të diellit, ky nijet i tij nuk vlen.

6. Bërja e nijetit gjatë natës është më e shpërblyeshme.

Husejn Semerkandi në “Hizanetu’l-muftinë fi’l-furuë”. fq. 79b. Dorëshkrim që ruhet në bibliotekën Esad Efenedi me numër 675.P.s.

Pikat e mësipërme gjenden pothuajse në çdo libër të fikhut hanefi, saktësisht në temën e nijetit të agjërimit. Mirëpo unë zgjodha këtë dorëshkrim për shkak se gjuha e tij dhe ndarja e meseleve më pëlqyen jashtëzakonisht shumë.

Titulli i veprës “Hizanetu’l-muftinë fi’l-furuë” në shqip ka kuptimin “Arka e myftinjve për çështje të fikhut” dhe si libër ende nuk është i botuar.

Ndërsa për pozitën e tij në medhheb fol e mos u ndal, p.sh. Keshmiri në “Fejdu’l-Barij” e vlerëson kështu:

“Vepra Hizanetu’l-muftinë është libër i rëndësisë së lartë…”, pastaj Ibën Abidini në Hashijen e tij e ka përdorur si referencë pë rreth 30 herë, etj.

Hazir Selmani