Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në 50% të kapacitetit shfrytëzues

ceremonite-dhe-ritet-fetare-lejohen-te-zhvillojne-aktivitetin-e-tyre-deri-ne-50%-te-kapacitetit-shfrytezues

Qeveria e Kosovës dje vendosi masa të reja kundër Covid-19. Orari i gastronomisë u zgjat deri në ora 23, ndërda ora policore nga ora 24.

Ndërsa këto janë masat sa i përket ceremonive dhe riteve fetare:

Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në 50% të kapacitetit shfrytëzues me kusht që posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura, në përputhje me udhëzuesin përkatës.
2.1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

2.2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4. Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

The post Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në 50% të kapacitetit shfrytëzues appeared first on Mesazhi.com.