Çavusoglu u përgjigjet sulmeve të Macron për Algjerinë

cavusoglu-u-pergjigjet-sulmeve-te-macron-per-algjerine

Turqi: Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) shkoi në Ukrainë për të marrë pjesë në takimin e 9-të të Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik Turqi-Ukrainë.

Në aeroportin e Lviv Çavushollu u prit nga Ambasadori i Turqisë në Kiev, Yağmur Ahmet Güldere.

Pas takimit kokë më kokë me Dmytro Kuleba ministri kryesoi bisedimet midis delegacioneve.

Ministrat nënshkruan Planin e Konsultimit 2022-2023 ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Në konferencën për shtyp me homologun e tij ukrainas, ministri Çavushollu iu referua deklaratave të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili akuzon Turqinë në lidhje me Algjerinë tha:.

“Është shumë e gabuar të tërheqësh në këto polemika edhe Turqinë, e cila nuk ka një njollë të zezë si kolonializmi në historinë e saj. Kohët e fundit ne shohim që Franca po përpiqet të ballafaqohet me historinë e saj të kolonializmit. Dhe ne e ke thënë që e kemi marrë pozitivisht këtë”,- tha Çavusollu në lidhje me sulmet e Macronit ndaj Turqisë në lidhje me Algjerinë.

Ministri i Jashtëm turk tha se kohët e fundit janë shfaqur keqinterpretime dhe shtrembërime në çështjet historike.

“Pyetjet po shtohen lidhur me atë se sa e sinqertë është Franca në këtë pikë. Është shumë e gabuar të tërhiqni brenda këtyre polemikave edhe Turqinë, e cila nuk ka një njollë të zezë si kolonializmi në historinë e saj. Pasi Algjeria e bërin reagimin e duhur për këtë çështje”,- theksoi ai.

Çavushollu tha se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe homologu i tij francez (Macron) kanë rënë dakord për të folur drejtpërdrejtë e jo përmes mediave.

“Prandaj, këto lloj deklaratash nuk na duken të drejta. Për momentin, Franca ka hyrë në një atmosferë elektorale dhe Macron duket se po i përdor këto metoda për shkak të zgjedhjeve. Por është e kemi parë dhe shohim që këto qasje të lira nuk funksionojnë në zgjedhje as në Francë e as në vendet e tjera. Kështu që unë mendoj se do të ishte më e dobishme nëse ndërmerren hapa që fitojnë besimin e njerëzve sesa qasje të tilla populiste. Pikërisht ashtu siç bën presidenti ynë, Rexhep Tajip Erdoan, ne preferojmë që të na e thoni direkt në fytyrë nëse keni diçka për të thënë në lidhje me ne, por jo që të flisni prapa krahëve”, tha Çavushollu.

The post Çavusoglu u përgjigjet sulmeve të Macron për Algjerinë appeared first on Mesazhi.com.