Caktohen datat se kur mund të votohet me postë për Dragashin

caktohen-datat-se-kur-mund-te-votohet-me-poste-per-dragashin

Në të është marrë vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik–18 gusht 2021.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për komunën e Dragashit është 1090. /Lajmi.net/