Bytyqi i PDK-së: Bizneset po shkojnë drejt falimentimit, Kurti e kishte prioritet ta marrë vet vaksinën

bytyqi-i-pdk-se:-bizneset-po-shkojne-drejt-falimentimit,-kurti-e-kishte-prioritet-ta-marre-vet-vaksinen

Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyqi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se sektori privat dhe gastronomia në veçanti kanë pësuar humbje prej miliona eurosh, teksa mijëra qytetarë nuk do të kompensohen për këto ditë të humbura pune, e madje as nuk do të paguhen nga kompanitë e tyre, shkruan lajmi.net.

“Për ironi, kjo është fatura që qyetatari i këtij vendi po e paguan sepse Albin Kurti i ka pasur vetëm dy prioritete për veten e tij. Marrjen e vaksinës dhe kontrabandimin/blerjën e votës nga deputetët e opozitës për t’ia siguruar Vjosa Osmanit ulesën e Presidentës”, ka shkruar ai.

Ai thotë se fakt edhe më shqetësues, është ai se VV ende nuk ka ofruar ndonjë plan konkret se si do të qeveris me vendin.

Postimi i plotë:

Sektori privat, e sidomos gastronomia kanë pësuar humbje prej miliona eurosh. Mijëra qytetarë nuk do te kompenzohen për këto ditë të humbura pune dhe as nuk do ta paguhen nga kompanitë e tyre. Bizneset që po shkojnë drejt falementimit, vetëm sa po shtohen.

Për ironi, kjo është fatura që qyetatari i këtij vendi po e paguan sepse Albin Kurti i ka pasur vetëm dy prioritete për veten e tij. Marrjen e vaksinës dhe kontrabandimin/blerjën e votës nga deputetët e opozitës për t’ia siguruar Vjosa Osmanit ulesën e Presidentës

Me shqetësuese akoma, edhe pas një muaji të marrjes së detyrës, Albin Kurti dhe qeveria e tij nuk kanë ofruar ndonjë plan konkret se si do të qeverisin me vendin. Ndërkohë që, të izoluar, të lodhur psiqikisht dhe ekonomikisht, qytetarët e këtij vendi po presin ndihmën e shtetit, e cila fatkeqësisht mungon në çdo aspekt, e me gjasë nuk do të vijë fare. /Lajmi.net/