Buxhovi: LDK-në nuk e ka themeluar Ibrahim Rugova

buxhovi:-ldk-ne-nuk-e-ka-themeluar-ibrahim-rugova

Sipas Buxhovit, LDK-në e kanë themeluar 127 anëtarë dhe pa këtë iniciativë kjo parti nuk do të formohej.

“Rugova nuk e ka themeluar LDK-në. LDK-në e kanë themeluar 127 anëtarë që kanë marrë pjesë në mbledhjen e themelimit të partisë. Themelimi i LDK-së i takon 127 anëtarëve”, është shprehur Buxhovi.

Tutje, Buxhovi ka thënë se Rugova mbetet personalitet historik në historinë e Kosovës.

“Rugova mbetet personalitet për dy fakte. Ka qenë president në vitin 1992, në zgjedhjet e para, zgjedhje të cilat kanë qenë referendum. Është përsëritur përsëri në vitin 1998”.

“Mbetet personalitet historik sepse është zgjedhur president 2001-2004”, shtoi Buxhovi.