Buqetë me lule për nënën

buqete-me-lule-per-nenen

Një njeri u ndal para shitores që shisnin lule me qëllim që t’i dërgojë nënës së tij një buqetë lulesh. Nëna e tij jetonte qindra kilometra larg nga aty, në një qytet tjetër.

Sapo doli nga automjeti e vërejti një vajzë të vogël e cila ishte duke qarë në skaj të trotuarit.

Iu afrua dhe butë e pyeti ku qëndron problemi, ndërsa ajo iu përgjigj: “Dëshiroja të blejë një trëndafil të kuq për nënën time, mirëpo nuk kam mjaftueshëm para.”

Njeriu buzëqeshi mëshirshëm me vajzën dhe i tha:
“Eja të shkojmë të blejmë një trëndafil për nënën tënde.”

E porositi buqetin për nënën e vete dhe bleu një trëndafil për nënën e vogëlushes.

Gjatë daljes nga dyqani, njeriu i ofroi vajzës së vogël ta dërgojë deri tek shtëpia e saj, gjë që ajo pranoi. Ndërsa vogëlushja ia tregonte rrugën e cila shpinte tek varrezat, ku e vendosi trëndafilin.

Njeriu u kthye tek dyqani i luleve, kërkoi ta ndalojnë porosinë e mëparshme, mori lulet të cilët i kishte paguar më parë dhe udhëtoi deri te qyteti ku jetonte nëna e tij!

Urtësia: Shfrytëzoni çdo moment që ju jepet, respektimi i prindërve është shkak për faljen e mëkateve. “Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (Isra’: 24)

Përshtati: Lutfi Muaremi

[[email protected]]