Bullgarët votojnë për ndryshimin, duke dërguar tre parti të reja në Parlament

bullgaret-votojne-per-ndryshimin,-duke-derguar-tre-parti-te-reja-ne-parlament

Bullgarët votuan të dielën (4 Prill) duke dërguar në Parlament tre forca të reja politike kryesisht që përfaqësojnë protestat anti-korrupsion gjatë verës. Partia GERB e Bojko Borissovit mbeti forca më e madhe, por duket se nuk është në gjendje të formojë qeverinë.

Sipas rezultateve paraprake zyrtare, koalicioni i Borissov (GERB-SDS) del i pari, por me vetëm 23.78% të votave. Në zgjedhjet e vitit 2017 GERB i Borissov mori 33% të votave. Sipas analistëve, zgjedhjet u kthyen në një shuplakë për forcat që përfaqësoheshin në parlamentin në ikje, veçanërisht për GERB të Borissov dhe armikut të tij BSP, i cili kishte shpresuar për rezultate shumë më të mira. Gjithashtu, zgjedhjet larguan nga Parlamenti nacionalistët nga VMRO dhe formacionin tjetër nacionalist – atë të biznesmenit Vesselin Mareshki në koalicion me partinë NFSB të Valeri Simeonov./Mesazhi.com

The post Bullgarët votojnë për ndryshimin, duke dërguar tre parti të reja në Parlament appeared first on Mesazhi.com.