Brazil, numri i viktimave nga COVID-19 tejkalon shifrën 345 mijë

brazil,-numri-i-viktimave-nga-covid-19-tejkalon-shifren-345-mije

Për shkak të koronavirusit (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 3.693 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 93.317 raste të reja në 24 orët e fundit, ka arritur në 13.373.174 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave në 345.025 me 3.693 vdekje të reja.

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 11.791.885.

Vendi i Amerikës Jugore, Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi më i prekur në botë nga pandemia.

Brazili po kalon ditë të vështira për shkak të tejmbushjes në ditët e fundit të kapaciteteve në njësitë e kujdesit intensiv, por edhe për shkak të përhapjes së P1, llojit më ngjitës të COVID-19 i cili mendohet se është shfaqur në rajonin Amazonas. /aa

The post Brazil, numri i viktimave nga COVID-19 tejkalon shifrën 345 mijë appeared first on Mesazhi.com.