Borrell: Inkurajova Kurtin të përfshihet në dialog – shumë shpejt do kemi takimin e lartë

borrell:-inkurajova-kurtin-te-perfshihet-ne-dialog-–-shume-shpejt-do-kemi-takimin-e-larte

Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për përfshirjen e Kryeministrit Kurti në dialogun me Serbinë, ngase sipas tij, rruga europiane e Kosovës, kalon nëpër dialog.

”Rruga Europiane e Kosovës, kalon nëpër këtë dialog. Për të arritur një marrëveshje të obligueshme, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.Për këtë e inkurajova Kryeministrin Kurti të përfshihet në këtë çështje. Ai, ekipi im dhe Lajçak jemi duke bërë punën tonë”, tha ai.

Tutje Borrell theksoi se nuk do të jetë e lehtë dhe e kënaqshme, por kjo duhet bërë për të gjithë Ballkanin, për të gjithë popullin e Kosovës dhe Serbisë.

“Ne shumë shpejt do të kemi takimin e lartë në Bashkimin Europian. Ne jemi dakorduar që të fillojmë këtë çështje”.