Bjeshkatarët e Kosovës sulmohen me armë zjarri nga serbët ne veri

bjeshkataret-e-kosoves-sulmohen-me-arme-zjarri-nga-serbet-ne-veri

Grupi ‘Kosovo Mountain Club’ të cilët zakonisht eksplorojnë pjesë të ndryshme të maleve, raportohet të jenë sulmuar nga serbët në pjesën veriore.

Të njëjtit ishin duke ecur në veri të vendit, në momentin kur edhe janë sulmuar me armë zjarri.

Në mesin e personave të cilët ishin pjesë e këtij sulmi është edhe ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi si dhe Adnan Beqiraj, organizator i ecjes.

Ngjarja në fjalë ishte raportuar më parë nga bjeshkatarët kosovarë.

Rasti u konfirmua edhe nga vetë Beqiraj,derisa nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende ndonjë detaj lidhur  me rastin./Lajmi.net/