BIK: Përfundoi me sukses organizimi i haxhit

Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur edhe grupi fundit i haxhive, që këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta në Meke dhe Medine.

Sipas njoftimit, Bashkësia Islame e Kosovës shprehet e kënaqur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e organizimit të haxhit dhe njofton se gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë dhe pa ndonjë problem.

“Lusim Zotin e Madhëruar që haxhive t’ua ketë pranuar haxhin, ibadetet dhe duatë e tyre”, thuhet në njoftim.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin udhëtuan 1080 besimtarë./Telegrafi