Biden uron Osmanin për 13 vjetorin e pavarësisë: Mezi presim që të punojmë me Qeverinë e re

biden-uron-osmanin-per-13-vjetorin-e-pavaresise:-mezi-presim-qe-te-punojme-me-qeverine-e-re

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi u.d. Presidentes Vjosa Osmani për 13- vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në telegramin e urimit, presidenti Biden ka theksuar se mezi presin që të punojnë me Qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane.“Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë, me të cilën forcohet sundimi i ligjit, përballimi i pandemisë globale COVID-19 dhe nxitja e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në letrën e Biden.

Biden tutje shton se SHBA-të mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje.

“Për mua personalisht Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden”, ka shkruar më tej Biden në letrën e tij.

The post Biden uron Osmanin për 13 vjetorin e pavarësisë: Mezi presim që të punojmë me Qeverinë e re appeared first on Mesazhi.com.