Biden shfuqizon bllokimin e aplikantëve për “Green Card”

biden-shfuqizon-bllokimin-e-aplikanteve-per-“green-card”

Trump e mori këtë vendim vitin e kaluar me argumentin se nevojitej për të mbrojtur punëtorët amerikanë, në një kohë kur papunësia ishte rritur për shkak të pandemisë së coronavirusit, raporton euronews.

Por Biden e refuzoi këtë arsyetim me një vendim që shfuqizon ndalimin e vizave për aplikantët. Ai deklaroi se, kjo masë kishte penguar familjet të bashkoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe kishte dëmtuar bizneset amerikane.

Zhbërja e kësaj dhe politikave të tjera vjen në një kohë kur presidenti i ri po përpiqet të çojë përpara agjendën e tij, për të eliminuar trashëgiminë e Trump.