Biden: Ekonomia amerikane ende në vështirësi

biden:-ekonomia-amerikane-ende-ne-veshtiresi

“Ne jemi në një moment shumë kritik, afër një pike thyerje”, paralajmëroi ai në lidhje me gjendjen e ekonomisë dhe situatën e vështirë në të cilën jetojnë aktualisht miliona amerikanë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, shifrat e punësimit të lëshuara në orët e fundit sinjalizojnë një rimëkëmbje që është ende shumë, shumë e ngadaltë.

Në janar, megjithëse niveli i papunësisë ra në 6,3%, u krijuan vetëm 49 000 vende të reja pune, shumë pak për të dhënë shpresë për një ndryshim të shpejtë të kursit.

“Me këtë ritëm, ne do të kthehemi në punësim të plotë pas dhjetë vitesh”, pranoi Biden, në një adresim Kongresit, duke bërë thirrje për të filluar shpejt planin maksimal të ndihmës antiCOVID-19 me vlerë 1,9 trilionë dollarë.