Biden anulon fondet për murin SHBA-Meksikë

biden-anulon-fondet-per-murin-shba-meksike

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka anuluar fondet e siguruara nga buxheti i mbrojtjes për murin e ndërtuar në kufirin meksikan për të penguar kalimin e emigrantëve dhe se një pjesë të fondeve do të përdoren në luftën kundër dëmeve të mjedisit që ka shkaktuar muri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar nga administrata e Bidenit, në një deklaratë për gazetarët informoi për anulimin e fondeve të siguruara nga buxheti i mbrojtjes për projektet e murit në kufirin me Meksikën ndërtimi i të cilit ka filluar në periudhën e presidentit të mëparshëm Donald Trump.

“Me vendimin e Bidenit tashmë asnjë fond (vlerë monetare) nuk do të përdoret në ndërtimin e murit kufitar. Departamenti i Mbrojtjes që nga sot do të anulojë të gjitha projektet e murit ku përdoren fonde të drejtuara”, tha zyrtari duke bërë të ditur se një pjesë e fondeve në fjalë do të përdoren në parandalimin e dëmeve të mjedisit që ka shkaktuar muri.

Ndërprerja e fondeve federale të siguruara për murin e ndërtuar në kufirin me Meksikën ka qenë një prej dekreteve të presidenti amerikan Joe Biden që nënshkroi kur erdhi në detyrë më 20 janar 2021. /aa

The post Biden anulon fondet për murin SHBA-Meksikë appeared first on Mesazhi.com.