Besimtari përballë sprovave

besimtari-perballe-sprovave

Gjatë sprovave njeriu ka dy mundësi- ose të përulet para Allahut duke u lutur dhe duke kërkuar falje; ose të zemërohet me caktimin duke konsideruar se nuk e meriton të sprovohet. Kush e zgjedh të parën do ta jap provimin, ndërsa kush zgjedh të dytën  nuk e jep.

Në fund, përsëri do të ndodh ajo që ka caktuar Zoti, andaj është e rëndësishme të ruajmë zemrën dhe gjuhën nga ajo që Allahu  nuk është i kënaqur.

Dunjaja do të tregoj fytyrën e vërtetë duke të përballur me sprova të ndryshme, ndërsa besimtari do të shfaq besimin e tij me durim gjatë këtyre sprovave.

Në Kuran përmendet “durimi i mirë”, ndërsa ai është durimi duke mos u zemëruar dhe duke mos  u ankuar tek Allahu xh.sh., por duke lutur atë për ndihmë:  “Halli im është: durim i mirë. Allahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju”. (Jusuf, 18)

(Islampress)