Bekë Berisha aludon në pazare për postin e Presidentit: Parime, pare, poste

beke-berisha-aludon-ne-pazare-per-postin-e-presidentit:-parime,-pare,-poste

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka aluduar në pazare, pakë orë para nisjes së seancës për votimin e Presidentit.

Edhe pse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendos që të mos jetë në seancën e thirrur për votimin e presidentit, njëra nga deputetet e kësaj partie Albena Reshitaj mbrëmë ka qenë e pranishme në seancë.

Ndërsa sot, Berisha ka aluduar në pazare për postin e presidentit, duke përmendur postet, paratë, komunat, konsullët etj.

“Parime -Pare -Poste dhe P te tjera ? Konstruktivitet -Konsull -Kandidat -Komun dhe plot K K K !”, ka shkruar Berisha. /Lajmi.net/