Bëhu luan, e jo dhelpër

behu-luan,-e-jo-dhelper

Tregohet se dikur jetonte një tregtar i cili kishte vetëm një djalë.
Pasi dajli mbushi moshën e pjekurisë, i ati e ngarkoi me mallë të shtrenjtë dhe e nisi për tregti.
Gjatë rrugës nëpër shkretëtirë, djali vëren një dhelpër të moshuar dhe shëndetlige, e cila nga strofulla e saj dilte duke u zvarritur.
Djaloshi mendoi me vete: ”Si mund të jetojë kjo dhelpër e mjerë në këtë gjendje?! Si mundet të sigurojë ushqimin në mes të kësaj shkretëtire?!”
Teksa mendonte, vërejti një luan që tërhiqte zvarrë prenë e tij. Me të arritur tek dhelpra la prenë dhe u largua. Dhelpra hëngri derisa u ngop, pastaj dalngadalë u kthye në strofullën e saj.
Djali tha me vete: ”I pa të meta je o Zot! Ia dërgon ushqimin edhe kësaj dhelpre të gjorë e cila mezi lëviz vendin. Pse unë u dashka të lodhem duke udhëtuar aq largë për të fituar bukën e gojës. Jo, nuk bëhet kështu kjo punë!” dhe vendosi menjëherë të kthehet në shtëpi.
Me të mbërritur, i tregoi të atit ngjarjen që kishte parë.
I ati e dëgjoi me durim dhe pasi i biri mbaroi tha:
”O biri im! Unë të dërgova të bësh tregti dhe të lodhesh, të bëhesh luan e t’i ushqesh edhe të tjerët, e jo të bëhesh dhelpër e të presësh çfarë të të japin të tjerët. /islamgjakova/