Behramaj thotë se Kurti s’ka njerëz as për t’ia shkruar një status: Ndoshta edhe ka, por nuk iu beson

behramaj-thote-se-kurti-s’ka-njerez-as-per-t’ia-shkruar-nje-status:-ndoshta-edhe-ka,-por-nuk-iu-beson

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Behramaj ka thënë se Kurti tek sot ka postuar për takimin e djeshëm me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi që sipas tij, nuk ka njerëz për t’ia shkruar një status.

“Sot paska postuar për takimin e djeshëm. As njerëz për t’ia shkruar një status nuk ka, se lëre më për të qeverisur. Ndoshta edhe ka, por nuk iu beson! ”, ka shkruar Behramaj.

Ndryshe, kreu i VV-së teksa e ka njoftuar Lajçakun me prioritetet e tij pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se dialogu me Serbinë është proces i rëndësishëm që nuk do të neglizhohet.

Ky është postimi i plotë:

Ende nuk po dihet cilin vend në renditjen e prioriteteve po ia lë dialogut, se pak i ka pështjellur. Nga prioriteti 7-8, e ka zhvendosur në prioritetin 3-4.

Megjithatë, ajo që tash po shihet është që edhe Flamurin Kuqezi e paska hequr.

Sot paska postuar për takimin e djeshëm. As njerëz për t’ia shkruar një status nuk ka, se lëre më për të qeverisur. Ndoshta edhe ka, por nuk iu beson!

Ende nuk po dihet cilin vend në renditjen e prioriteteve po ia lë dialogut, se pak i ka pështjellur. Nga prioriteti 7-8,…

Posted by Adil Behramaj on Tuesday, March 2, 2021