Behramaj: Përfituesit e skemave sociale Kurti po i vlerëson si votë e po mundohet t’ua blejë me rritje 2 mujore të pensioneve

behramaj:-perfituesit-e-skemave-sociale-kurti-po-i-vlereson-si-vote-e-po-mundohet-t’ua-bleje-me-rritje-2-mujore-te-pensioneve

Behramaj theksoi se, qytetarëve të Prishtinës, Prizrenit dhe kudo që partia-shtet është në balotazh, ajo sot ua dha një arsye më tepër që ta ndëshkojnë edhe më shumë më 14 nëntor.

“Vlera e çdo përfituesi të skemave sociale, çdo pensionisti, çdo invalidi të luftës, çdo familjeje të dëshmorit, nuk është vetëm vota e tyre, ashtu siç Kurti po i trajton, por është themel dhe histori e shtetit”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Behramaj tutje tha se Kurti po i vlerëson vetëm si votë dhe po mundohet t’ua blejë me një rritje dymujore të pensioneve, “por atë duhet ta marrë si goditje politike edhe më të madhe më 14 nëntor”.

Sipas Behramaj mashtrimi më nuk kalon, por duhet të ndëshkohet!./Lajmi.net/