Bedri që na mëson

bedri-qe-na-meson

Në ditën kur kujtojmë Bedrin dhe ngjarjen e madhe të fitores historike të besimtarëve të parë, me në krye me Muhammedin a.s., kujtojmë dy ajetet e Kur’anit fisnik, të zbritura në suren që i dedikohet gati plotësisht dhuntisë, triumfit dhe ngjarjes së Bedrit, e që është sureja El-Enfal.

Në ajetin e parë, Krijuesi i gjithësisë thotë:

“Në realitet, ndihma është vetëm nga All-llahu…” (El-Enfal, 10).

Kurse në ajetin tjetër, thotë:

“E ju përgatituni sa të keni mundësi forcë…” (El-Enfal, 60).

Përmes këtyre ajeteve, All-llahu i Lartë na i mëson ligjet dhe kriteret e fitores dhe të suksesit. Ndihma, në radhë të parë, vjen nga Zoti i Plotëfuqishëm, por nuk mjafton që të pritet të plotësohet vetëm kriteri hyjnor, pa e plotësuar edhe kriterin tjetër njerëzor, që nënkupton ndërmarrjen e të gjitha masave të duhura për betejën dhe misionin që të pret.

Fitorja dhe triumfi në çdo fushë të jetës vjen atëherë kur plotësohen mirëfilli këto dy kritere.

Për ta parë vetveten se ku jemi, Bedri na shërben më së miri si pasqyrë.

Çdo triumfi në jetë i paraprinë triumfi mbi vetveten. Këtë na e mëson Bedri i Resulull-llahut.

Përgatiti:
Mehas Alija

(Islampress)