BE: Vendimi i Kosovës për ta hapur ambasadën në Jerusalem për keqardhje

be:-vendimi-i-kosoves-per-ta-hapur-ambasaden-ne-jerusalem-per-keqardhje

Ai në një adresim për media ka theksuar se integrimi evropian është një angazhim strategjik i Kosovës.

“Pozicioni i BE-së është i qartë, të gjitha ambasadat e BE-së dhe vendet anëtare kanë ambasada në Tel Aviv në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB dhe vendimet e Këshillit Evropian dhe zgjidhja e problemit duhet të gjendet në negociatat e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Palestinës “, tha Stano.

Sipas tij, kjo vlen edhe për Serbinë dhe njoftimin për hapjen e ambasadës së këtij vendi në Jerusalem.Ai potencoi se qëllimi strategji i Kosovës dhe Serbisë është anëtarësimi në BE dhe se të dyja palët duhet të përmbushin kushtet e vendosura para tyre.

“Harmonizimi i politikës së jashtme është një nga ato kushte,” shtoi Stano, njofton Klani.