BE sinjalizon sanksione, pasi Moska refuzon dialogun

be-sinjalizon-sanksione,-pasi-moska-refuzon-dialogun

“Autoritetet ruse nuk kanë dëshiruar të shfrytëzojnë rastin për të pasur një dialog më konstruktiv me Bashkimin Europian. Është për të ardhur keq dhe ne duhet të bëjmë të ditur pasojat.(…) U përket shteteve anëtare të vendosin për etapat e ardhshme, dhe po, këto të fundit mund të përfshijnë dhe sanksionet”, deklaroi ai në një mesazh të publikuar në Twitter pas rikthimit nga Moska, raporton ATSh.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian do të mblidhen më 22 shkurt për të njoftuar pasojat nga misioni i kryer nga Josep Borrell nga 4 deri më 7 shkurt dhe për të vendosur për ndjekjen që do të jepet në fund të papranueshmërisë së kundërshtuar nga Kremlini për kërkesat e drejtuesve europianë për të liruar opozitarin Alexei Navalny dhe për dëbimin e tre diplomatëve të Bashkimit Europian gjatë takimit të tij me kreun e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Vendimi për të vendosur sanksione do të dakordësohet me unanimitet me propozimin e shteteve anëtare. Shefi i diplomacisë europiane nuk mund të ofrojë asgjë. Ai vetëm mund të rekomandojë, atë që bën në raportin e tij të misionit.

“Jam rikthyer në Bruksel me shqetësime të thella për perspektivat e zhvillimit të shoqërisë ruse dhe zgjedhjet gjeostrategjike të Rusisë” shkroi ai në një mesazh në Twitter.

“Takimi im me ministrin Lavrov dhe mesazhet e dërguara nga autoritetet ruse gjatë kësaj vizite konfirmuan se Europa dhe Rusia kanë dështuar. Duket se Rusia gradualisht po shkëputet nga Europa dhe i konsideron vlerat demokratike si një kërcënim ekzistencial”, nënvizoi ai.