BE-ja po punon që dialogu të rifillojë posa të formohet qeveria e re në Kosovë

be-ja-po-punon-qe-dialogu-te-rifilloje-posa-te-formohet-qeveria-e-re-ne-kosove

“Punët për dialogun po vazhdojnë. Lajçak është i angazhuar për të bashkëvepruar me partnerët e BE-së, vendet e Ballkanit perëndimor dhe bashkësinë ndërkombëtare. Takimet e veçanta mes Kosovës e Serbisë do të fillojnë pasi në Kosovë të formohet qeveria e re”, deklaroi Peter Stano.

Mirëpo profesori ndërkombëtar Afrim Hoti dhe se dialogu nën drejtimin e Lajçakut pothuajse nuk ka pasur fare sukses.

“Zoti Lajçak deri më tani ka pasur fare pak sukses në këtë proces për të mos thënë zero sukses. Kosova tashmë do të kalojë në një proces zgjedhor. Vitin e fundit për shkak të pandemisë por edhe për shkak të një procesi shumë të komplikuar dhe të ndjeshëm politik, Kosova nuk ka pasur autoritete që dialogu të merr epilog”, deklaroi Afrim Hoti për RTV Dukagjinin

Emir Abrashi nga “Demokracia Plus” thotë se interesi i Serbisë është që dialogu të zvarritet sa më shumë.

“Pala kosovare besoj që ka interes që dialogu të përfundojë sa më shpejt, derisa Serbia ka interes që kjo çështje të zvarritet sa më shumë. Mirëpo tash në SHBA kemi një President që e njeh situatën dhe e di se si kanë rrjedhur ngjarjet në të kaluarën”, deklaroi Emir Abrashi.

Ardhja e Biden në krye të Amerikës nga njohësit e çështjeve politike po shihet si shpresë në përshpejtimin e përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi.