Basha i vendosur të mos i njohë zgjedhjet, Rama: Humbësit fokusohen te fituesit, dora jonë mbetet e shtrirë

basha-i-vendosur-te-mos-i-njohe-zgjedhjet,-rama:-humbesit-fokusohen-te-fituesit,-dora-jone-mbetet-e-shtrire

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se energjitë tashmë mazhoranca do t’i harxhojë vetëm për triumfin e vendit.

Kreu i qeverisë shprehet se humbësit fokusohen tek fituesit, por shton ai, mandati i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ai thekson edhe një herë se dora e qeverisë do të jetë e shtrirë dhe ftesa e tyre vijon të jetë e hapur.

Kujtojmë se kryetari i PD, Lulzim Basha duke folur për mediat i quajti edhe një herë zgjedhjet një masakër zgjedhore. Ai shtoi se PD po vazhdon mbledhjen e fakteve të asaj, që sipas tij, që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.