Baraliu: Albin Kurti e ka pas qasjen e gabume ndaj administratës amerikane

baraliu:-albin-kurti-e-ka-pas-qasjen-e-gabume-ndaj-administrates-amerikane

“Sa i përket qasjes dhe portokollit ndaj administratës amerikane, unë mendoj që Albin Kurti e ka pas qasjen e gabume”, thotë Baraliu, ndërsaq aktivisti Rron Gjinovci i thotë se “Sot Albini është njeri më i votum në Bllkan, ata sjon hiq kërka”.

Megjithkëtë Baraliu thotë se nënshtrimi që i kanë bërë politikanët kosovarë ndaj amerikanëve ka qenë e gërditshme, ndërsa thotë se lideri i VV’së, Albin Kurti ka arritë ta ndërrojë këtë qëndrim.

“Cdo njëri që më njeh apo më kanë përcjell, ata e dinë se unë e urrej sinkofantizmin (sahanlëpirja ose nënshtrimi) mbi të gjitha. E sinkofantizmi i politikanëve kosovarë ka qenë gjithmonë në nivelin, për mua si person që muj me thon jam krenar që jam shqiptar, ka qenë jo vetëm zhgënjyes por edhe i gërditshëm.

Albin Kurti e ka ndërru qat qëndrim edhe i ka dhon njerëzve krenari. Mirëpo ka mujt me vallëzu pak në të dy anët”, thotë Bajraliu në emisionin Pressing në T7

Ai shton se nuk duhet kryqëzuar njerëzit që kanë punuar me administratën amerikane, pavarëësisht sa katastrofal ka qenë administratori.

“Nuk ia vlen me kryqëzu njerëzit të cilët kanë punuar me administratën amerikane, pavarësisht sa katastrofal ka mujt me qenë administratori që ka qenë në atë pozitë”.