Bahtiri i bie pishman që shau qytetarin me nënë, kërkon falje për fjalorin

bahtiri-i-bie-pishman-qe-shau-qytetarin-me-nene,-kerkon-falje-per-fjalorin

Bahtiri në videot e postuara nga mediat është dëgjuar duke e sharë me nënë një person që insistonte t’ia bënte një pyetje liderit të VV-së, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka kërkuar falje për fjalorin e përdorur.

Postimi i plotë:

Me vjen keq për situatën e ndodhur sot në lagjen Ilirida, por e gjitha ishte e nxitur nga dikush që kishte qëllim prishjen e tubimit madhështor.

Reagimi im ishte emocional dhe jo me paramendim, prandaj kërkoj falje publike për fjalorin jo adekuat. /Lajmi.net/