Austriaku i lë dy milionë euro në testament për fshatin francez që e shpëtoi nga nazizmi

austriaku-i-le-dy-milione-euro-ne-testament-per-fshatin-francez-qe-e-shpetoi-nga-nazizmi

Le Chambon-sur-Lignon në Francën juglindore mbrojti mijëra hebrenj dhe ka një reputacion të kahershëm në mbrojtjen nga persekutimi të njerëzve.

Eric Schwam, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 90 vjeçe, u strehua në këtë vend me familjen e tij në vitin 1943.

Kryetari i fshatit ka thënë se ai ia ka lënë fshatit një “shumë të madhe” në testamentin e tij, pa konfirmuar një shifër.

Por paraardhësi i tij për kryetar bashkie i tha medias lokale se Schwam mendohet se ka lënë rreth dy milionë euro.