As në votimin e dytë nuk sigurohen votat, Kuvendi shkon në pauzë 30 minuta

as-ne-votimin-e-dyte-nuk-sigurohen-votat,-kuvendi-shkon-ne-pauze-30-minuta

Mosvotimi i tre deputetëve të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanajt, po e pamundëson kuorumin për votimin për zgjedhjen e presidentit.

Teksa për kuorum duhen 80 vota, në rundin e parë morën pjesë në votim 79.

Në sallë janë të pranishëm 82 deputetë, por mosvotimi i tre deputetëve po pamundëson votimin.

Kjo ka bërë që të shkohet në pauzë 30 minuta për konsultim.

Tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, nuk kanë marrë pjesë në votim në rundin e parë, duke bërë që të jenë vetëm 78 vota.

Kështu, është përsëritur rundi i parë i votimit për president.

The post As në votimin e dytë nuk sigurohen votat, Kuvendi shkon në pauzë 30 minuta appeared first on Mesazhi.com.