As KS as RKS, të hënën kontrata për targa të reja të veturave

as-ks-as-rks,-te-henen-kontrata-per-targa-te-reja-te-veturave

Agjencia e Regjistrimit Civil, aktualisht po lëshon targa të përkohshme, nëpër të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Kosovë.

Por kjo pritet të marrë fund së shpejti, pasi në ARC njoftojnë se kontrata do të nënshkruhet më së largu javën tjetër.

Por furnizimi do të bëhet vetëm me targa RKS dy javë pas nënshkrimit të kontratës, pasi ato KS nuk janë më në përdorim si rezultat i skadimit të Marrëveshjes së Brukselit.