Artisti Burhan Shaban promovon albumin e parë me ilahi në gjuhën shqipe

artisti-burhan-shaban-promovon-albumin-e-pare-me-ilahi-ne-gjuhen-shqipe

Interpretuesi i famshëm ballkanas i muzikës spirituale, Burhan Shaban, sot në Shkup promovoi albumin e tij të parë në gjuhën shqipe dhe videoklipin e tij “Rob i lirë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Burhan Shaban, duke rikujtuar se ka punuar në sferën e muzikës për më shumë se 30 vjet, tha se ai është i njohur në internet si një artist nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ai deklaroi se jetën e tij artistike e filloi në Bosnjë dhe Hercegovinë, por se ka lindur në Shkup dhe ka miq të ngushtë shqiptarë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, prandaj edhe ka vendosur të përgatisë një album me ilahi në gjuhën shqipe dhe kështu të dërgojë mesazhin që në këto sfera janë së bashku.

Duke iu referuar ilahisë së titulluar “Rob i Lirë”, ai tha se i gjithë albumi përbëhet nga 10 këngë.

“Bëhet fjalë për një album tjetër. Janë 10 interpretime. Në veçanti, këtu do të doja të përmendja emrin e autorit të ilahisë së parë, Fatmir Muja. Shkroi një vepër të bukur. Ne gjithashtu incizuam një video për këtë këngë. I gjithë albumi përbëhet nga 10 këngë, shtatë prej të cilave janë në gjuhën shqipe. Ne bëmë më të mirën. Është bërë një punë shumë profesionale”, tha Burhan Shaban.

Ai shprehu shpresë që ky projekt do të ketë sukses.