Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djalit të xhaxhait të tij në Novosellë të Pejës

arrestohet-i-dyshuari-per-vrasjen-e-djalit-te-xhaxhait-te-tij-ne-novoselle-te-pejes

Brahimaj dyshohet se më 24 prill kishte vrarë me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij, shkruan lajmi.net.

Motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për çështje pronësore.

Menjëherë pas rastit, Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim të dyshuarin duke publikuar edhe fotografinë e tij.

Ndërkaq, pas pesë ditëve ai është arrestuar nga Njësitet e Policisë. /Lajmi.net/