RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor, goditi me veturë një këmbësore në Obiliq

arrestohet-dhe-suspendohet-nje-zyrtar-policor,-goditi-me-veture-nje-kembesore-ne-obiliq

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna një zyrtar policor, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i Trafikut Publik” , pasi ka goditur një këmbësore me veturë në rrugën “Hasan Prishtinë” në Obiliq.

I njëjti është arrestuar dhe prokuroria ka lëshuar aktvendimin për ndalim për 48 orë.

Njoftimi i plotë i tyre:

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës dje në orët e mbrëmjes kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes një automjeti dhe një këmbësori ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private).

Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar.

Sipas hetimeve fillestare , aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje (më 22.01.2024) rreth orës 17:00 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka goditur këmbësoren e cila në ato momente kishte qenë duke e kaluar rrugën.

Pasi që ka ndodhur aksidenti, vozitësi ka dërguar për tretman mjekësor të lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë.

Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i Trafikut Publik” nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë. Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Related posts

Blinken dhe Aliyev diskutojnë për situatën në Karabak

rezart morina

Origjina e Covid-19, OBSH thirrje Kinës: Publikoni të dhënat nga hulumtimi në tregun kafshëve në Wuhan

admin

“Ata që djegin Kuranin janë ‘idiotë të dobishëm’ për ata që dëshirojnë të përçajnë Suedinë”

admin