Arrestohen pesë persona që ishin të kërkuar nga Policia e Kosovës

arrestohen-pese-persona-qe-ishin-te-kerkuar-nga-policia-e-kosoves

Katër persona janë arrestuar ditën e djeshme, ndërsa një tjetër është arrestuar të të shtunën, shkruan lajmi.net.

Personi i arrestuar të shtunën nga policia është arrestuar në Komunën e Obiliqit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.

Katër personat e tjerë janë arrestuar në Prishtinë, Istog, pika kufitare në Han të Elezit dhe në pikën kufitare në Jarinje.

Policia nuk ka dhënë detaje për arsyet e arrestimit, por ka cekur se të gjithë personat në fjalë janë arrestuar në bazë të urdhëresës së gjykatës. /lajmi.net/