Arrestohen katër të mitur në Klinë, vodhën gjëra ushqimore dhe alkool në një market

arrestohen-kater-te-mitur-ne-kline,-vodhen-gjera-ushqimore-dhe-alkool-ne-nje-market

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Klinë, pas njё pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër (4) tё dyshuarit e moshës së mitur.

Tё dyshuarit të cilët dyshohen se kanë kryer edhe shumë vepra tjera penale ‘Vjedhje e rëndë’ pas intervistimit në koordinim të plotë me Prokurorin për të mitur dhe Prokurorin për krime të rënda, të dyshuarit ndalohen pёr 24- orё.

Ndërsa nga Gjyqtari për të mitur të dyshuarve iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Lajmi.net/