Armiku më i madh i lirisë është skllavi i lumtur

armiku-me-i-madh-i-lirise-eshte-skllavi-i-lumtur

Skllevërit e zinj në Amerikë ishin të ndarë në dy grupe: ata që shërbenin në shtëpi dhe ata që punonin tokën.

Skllevërit që punonin tokën jetonin në poshtërim dhe në kushte jashtëzakonisht jo humane, ndërsa shërbëtorët shtëpiak veten e konsideronin një klasë të lartë skllavërie, sepse kishin privilegjin të hanin ushqimet e mbetura të pronarëve të tyre, vishnin rrobat e vjetra të tyre dhe nuk kishin  punë të rënda fizike.

Sa herë që skllevërit që punonin tokën bashkoheshin me qëllim të lirohen nga skllavëria, i kundërshtonin skllevërit shtëpiak të cilët i informonin zotërinë  e tyre për planet dhe kryengritjen e fermerëve. Kështu që skllevërit fermer dënoheshin ashpër dhe humbnin  shpresën dhe ëndrrat e tyre për të fituar lirinë.

Shërbëtorët shtëpiak nuk i tradhtonin vëllezërit e tyre me ndonjë qëllim të veçantë, por vetëm se ushqimi i mbetur dhe rrobat e vjetra për ta  ishin më të dashura se liria.

Armiku më i madh i lirisë nuk është mbreti apo shefi por armiku më i madh i lirisë është skllavi  i lumtur.

Përktheu: A. D. Islampress