Arma e re turke mes më të mirave të ushtrive të NATO-s

arma-e-re-turke-mes-me-te-mirave-te-ushtrive-te-nato-s

Kanë përfunduar punimet për kualifikimin e MPT-76-MH, një pushkë kombëtare e këmbësorisë e lehtë e dizajnuar nga Instituti i Makinerisë dhe Industrisë Kimike (MKEK) nën koordinimin e Departamentit të Presidencës të Industrisë së Mbrojtjes (SSB).

Arma e re turke e quajtur MPT-76, po perdoret nga kembesoria e ushtrise turke. Ajo eshte persosur duke u bere me e lehte dhe shume me efikase. Në sajë të punimeve të kryera, pesha e pushkës u zvogëlua me më shumë se 400 gram. Kështu, pesha e pushkës u bë rreth 3 kilogram e 750 gram.

MPT-76, e cila fillimisht u zhvillua me një peshë prej 4.2 kilogramë kapërceu me sukses 42 teste të përcaktuara me standarde të NATO-s në mjedise të përkeqësuar si të ftohtit, të nxehtit, rërës, shiut, baltës, ndërsa tregoi performancë të mirë edhe në temperatura të ulëta në minus 40 dhe 65 gradë, si dhe nën presion të lartë të ujit dhe në baltë.

Pushka MPT-76 e zhvilluar nga Instituti i Makinerisë dhe Industrisë Kimike në përputhje me nevojat e Forcave të Armatosura Turke, është e kalibrit 7.62×51 milimetra dhe është e mjaftueshme për të shkrepur municionet e NATO-s.

Në modalitetet gjysmë dhe plotësisht automatike, rrezja e efektivitetit të pushkës, e cili mundësohet nga një mekanizëm mbyllje me kokë rrotulluese që lëviz me piston gazi, arrin 600 metra. Me një tytë prej 406 milimetra të gjatë, arma është e gjatë 1.000 milimetra me qytë të palosshme 12-fazësh plotësisht të hapur.