Arabia Saudite me kufizime për pelegrinazhin në Mekë në Ramazan

arabia-saudite-me-kufizime-per-pelegrinazhin-ne-meke-ne-ramazan

Autoritetet në Arabinë Saudite ka thënë se vetëm njerëzit që janë vaksinuar kundër COVID-19 ose kanë pasur virusin, do të jenë në gjendje të bëjnë pelegrinazhin e umres gjatë Ramazanit, që fillon këtë muaj, njoftojnë mediat e huaja.

Ministria e haxhit dhe umres ka thënë se tre kategori njerëzish do të konsiderohen “të imunizuar”, ata që kanë pasur dy doza të vaksinës, ata që kanë pasur një dozë të vetme së paku dy javë më parë ose njerëz që kanë pasur koronavirusin më herët.
Vetëm njerëzit që janë në ato grupe do të jenë në gjendje të kryejnë umren, si dhe të marrin pjesë në namazët në xhaminë e madhe në Mekë.
Kufizimet do të zbatohen gjithashtu për hyrjen në xhaminë e Profetit (a.s) në Medine.
Umreja zakonisht tërheq miliona muslimanë nga e gjithë bota çdo vit.
Ministria tha se këto masa fillojnë me Ramazan, i cili pritet të fillojë më vonë këtë muaj, por ishte e paqartë se sa do të zgjasnin.

Nuk ishte gjithashtu e qartë nëse masat të cilat vijnë në mes të rritjeve të infeksioneve të koronavirusit në mbretëri, do të ndërmerreshin edhe gjatë haxhit më vonë këtë vit.

Arabia Saudite ka raportuar më shumë se 393,000 infeksione me koronavirus dhe 6,700 vdekje nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë tha se ka administruar më shumë se pesë milion vaksina të koronavirusit, në një vend me popullsi prej mbi 34 milionësh.

Muajin e kaluar, mbreti Salman zëvendësoi ministrin e haxhit, disa muaj pasi mbretëria organizoi haxhin më të vogël në historinë moderne për shkak të pandemisë.

Mohammad Benten u lirua nga posti i tij dhe u zëvendësua nga Essam bin Saeed, sipas një dekreti mbretëror të botuar nga Agjencia Zyrtare e Shtypit Saudit (SPA).

Mbretëria organizoi haxhin në fund të korrikut të vitit të kaluar.

Vetëm 10,000 banorë të Arabisë Saudite u lejuan të marrin pjesë, tejet larg prej më se 2.5 milion muslimanëve nga e gjithë bota që morën pjesë në 2019.

është e paqartë se sa pelegrinë do të lejohen për haxh këtë vit.

Sipas gazetës pro-qeveritare Okaz, vetëm pelegrinë të vaksinuar ka të ngjarë të lejohen këtë vit.
Në një lehtësim të masave të koronavirusit tetorin e kaluar, Arabia Saudite hapi Xhaminë e Madhe për lutje për herë të parë në shtatë muaj dhe rinisi pjesërisht pelegrinazhin e umres.

Umreja zakonisht tërheq miliona muslimanë nga e gjithë bota çdo vit.

Autoritetet thanë që umreja do të lejohet të kthehet në kapacitetin e plotë sapo të ulet kërcënimi i pandemisë. /Mesazhi.com

The post Arabia Saudite me kufizime për pelegrinazhin në Mekë në Ramazan appeared first on Mesazhi.com.