Arabia Saudite hedh poshtë raportin e SHBA-së për vrasjen e gazetarit Khashoggi

arabia-saudite-hedh-poshte-raportin-e-shba-se-per-vrasjen-e-gazetarit-khashoggi

Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka hedhur poshtë raportin amerikan për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komuniteti amerikan i inteligjencës ka konfirmuar zyrtarisht se princi saudit Mohammad bin Salman ka miratuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Si reagim, autoritetet saudite hodhën poshtë raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Komuniteti i inteligjencës amerikane fajësoi zyrtarisht Princin e Kurorës Mohammad bin Salman të premten për vrasjen e tmerrshme të kolumnistit të “Washington Post”.

Raporti, i përpiluar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare (DNI) dhe organizata të tjera të inteligjencës, arriti në përfundimin se Salman miratoi vrasjen e Khashoggi-t në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, në tetor 2018.

DNI publikoi ​​një raport të përgatitur në vitin 2018, por administrata e Donald Trump-it nuk e bëri atë publik.

Gazetari i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, u vra në kompleksin e konsullatës Saudite në Stamboll, më 2 tetor 2018, ku ai shkoi në një takim atë ditë për të dorëzuar dokumentet e nevojshme personale për martesën.

Pas disa ditësh mohimi, autoritetet saudite pranuan se Khashoggi u vra, dhe më pas një gjykatë në Arabinë Saudite dënoi pesë të pandehur me vdekje. Tre të pandehur të tjerë morën dënime me burg në total prej 24 vjetësh. Bashkëpunëtorët e ngushtë të princit Bin Salman janë liruar nga të gjitha akuzat.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) pretendon në një raport me 101 faqe se vrasja e Khashoggit ishte një akt të cilin Arabia Saudite e kreu me paramendim. Raporti thotë se ka prova të vlefshme për nevojën për të hetuar përfshirjen e zyrtarëve të lartë sauditë në atentat, përfshirë princin Bin Salman.

Po ashtu dhe CIA arriti në përfundimin se Bin Salman kishte urdhëruar vrasjen e Khashoggit, por Trump qëndroi në mbrojtje të Bin Salman-it nga përballja me pasojat e aktit dhe bllokoi dërgimin e raporteve të inteligjencës tek anëtarët e Kongresit Amerikan.

The post Arabia Saudite hedh poshtë raportin e SHBA-së për vrasjen e gazetarit Khashoggi appeared first on Mesazhi.com.