Apple Watch 7 ka një teknologji të re ekranit

apple-watch-7-ka-nje-teknologji-te-re-ekranit

Ky veprim është i pazakontë për Apple ndërsa ndryshimi i teknologjisë së ekranit mund të ketë shkaktuar vonesa prodhimi.

iFixit ka vendosur të hyjë në brendësi të Apple Watch Series 7 dhe gjeti se pavarësisht në pamje të jashtme ndryshimet janë minimale, në brendësi ka ndryshime të mëdha.

Dallimi më i madh me gjeneratën e kaluar është ekrani më i madh ndërsa iFixit zbuloi se ka një panel OLED aplikuar në iPhone 13.

Ky veprim është i pazakontë për Apple ndërsa ndryshimi i teknologjisë së ekranit mund të ketë shkaktuar vonesa prodhimi.

Kur gjiganti i teknologjisë prezantoi Series 7 në Shtator nuk kishte një datë konkrete debutimi. iFixit zbuloi se bateria gjithashtu është më e madhe sesa modeli i kaluar por që nuk është përkthyer në jetëgjatësi më të lartë baterie mbase për shkak të ekranit më të madh.

Çmontimin e plotë të orës mund ta shikoni në uebsajtin e iFixit. /PCWorld

The post Apple Watch 7 ka një teknologji të re ekranit appeared first on Mesazhi.com.